Gjon Gjonaj lindi me 20.09.1955  në një familje me vlera dhe virtyte në fshatin Kçirë të Pukës. Pas përfundimit të arsimit fillor, vijon shkollen e mesme në qytetin e Pukës, të cilen përkundër veshtirësive të kohës e përfundon me rezultate të larta duke bërë që të vijonte sfiden e tij për të ndjekur studimet e larta, ëndërr që e shoqëronte që në fëmijërinë e hershme. Pas kryerjes së përiudhes së stazhit, një detyrim I kohës, të cilin e bënë në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit në Fushë Arrëz, në vitin 1976 fillon studimet e larta në degen Agronimi. Sapo përfundon studimet e larta, në vitin 1980 autoritetet e larta shtetërore të kohës e angazhojnë me detyrë të rëndësishme shtetërore, siç ishte drejtimi dhe menaxhimi  I  organizimit  bujqësorë të kohës në zonen e Qerretit, ku sërish shoqërohet me rezultate të larta në punë. z. Gjonaj pas drejtimit për katër vite me radhe të Koperativës së Qerretiti emrohet në seksionin e Industrisë Pukë, detyrë të cilen e mban deri në vitin 1994.
gjongjonaj-300x199
Dinamika dhe zhvillimet e kohës bëjnë që ai të shkëputet nga funksionet shtetërore për të nisur rrugen e biznesit privat, ku spikat vullneti për ta zgjeruar aktivitetin e tij, çfar sjell rritjen e numrit të punsuarve dhe shtimin e aktiviteteve. Gjatë gjithë kësaj përiudhe Gjonaj ka kontribuar jo vetëm në aspektin social të punësimit, por ka dhënë ndihma e kontribute të mëdha për familjet në nevojë, kryesisht në zonen e tij, ndërsa gjithnjë ka preferuar që kjo ndihmë të mbetet në heshtje dhe pa buj, siç ndodh zakonisht.

Virtyti i tij i lartë prej një sipërmarrësi korrekt, njeriu me shpirt human dhe dashuria për vendlindjen kanë bërë që ai edhe pse me plotë mundësi të mos largohej nga Puka për të cilin ka kontribuar që ti vinin investime edhe kur ai nuk kishte asnjë lidhje me drejtimin apo menaxhimin e jetës publike. Edhe pse kishte mundësi të ndërtonte një jetë më komode në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton një pjesë e familjes së tij, Gjon Gjonaj sërish nuk largohet nga Puka ku dhe I jep jetë objektiti më të rëndësishëm të qytetit, siç ishte aso kohe Hotel Turizëm Puka. Përmes një investimi kolosal e rikthen në funksion duke ndikuar kështu në aspektin e zhvillimit të turizmit malor.

Në zgjedhjet lokal të vitit 2015, për pushtetin vendor Gjon Gjonaj ftohet të kandidoi për pozicionin e kryetarit të bashkisë nga Partia Socialsite, ku me votbesimin e popullit të bashkisë Pukë ai sot drejton bashkinë e Pukës I udhehequr nga pergjegjësia për detyren e lartë që mban dhe nga ëndrra për ndryshimin e Pukës si një zonë në shërbim të banorve të saj dhe atraktive për vizitorët.