b3Bashkia Pukë zgjidh një nga problemet më jetike për banorët e fshatiti Rrap në Njësinë Administrative Rrape dhe për ato të lagjes Preçaj në fshatin Bicaj, po në Rrape.
Kreu i bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj i shoqëruar nga administratorja, znj.Lula Mema ishte sot në Rrap, ku bashkë me banorët e këtij fshati shikoj nga afër përfundimin e urës që lidhe zonen më rrugen nacionale Pukë – Fushë Arrëz. b4
E teksa administratorja,znj. Lula Mema dhe banorët I treguan kreut të bashkisë për sakrificat që kishte shkaktuar mungesa e kësaj ure, z. Gjonaj tha se e konsideronte të vonuar ndërhyrjen për eleminimin e rrezikut me të cilin banorët kishin jetuar prej vitesh, teksa nuk kanë munguar dhe pasojat.
Mos me falenderoni aspak, ky është një detyrim që duhet ta kishin kryer ata që ishin para nesh, por me rëndësi është që e realizuam, duke shmangur kështu rrezikun me të cilin ju jetonit prej vitesh. Sot është moment që të kërkojmë falje për sakrificen e fëmijeve tuaj” ju tha kryebashkiaku banorve të fshatit Rrap.
b1Në vijim të investimeve në infrastrukturë kryebashkiaku shikoj dhe kryerjen e punimeve për uren dhe rrugen ndërlidhëse të Lagjes Preçaj në fshatiti Bicaj, ku edhe për banrët e kësaj zonë prurjet ujore të përroit të Rrapit nuk do të jenë më rrezik. Banoret e Preçajve shpesh izoloheshin kur kishte prurje të mëdha ujore. Banorët kanë falenderuar kryetarin Gjonaj teksa I bënë të ditur atij vuajtjet dhe përpjekjet për tu lidhur me rrugen automobilistike në rastet kur kishte prurje të mëdha ujore. b5
Investimet janë realizuar nga Buxheti I bashkisë dhe siç shprehen dhe vetë banorët ata janë ndërhyrje jetike që shmangun një herë e mirë rrezikun për këto banorë, të cilët edhe pse të pakët në numër, meritojnë përkujdesjen e bashkisë me investime.