18620910_452787401723885_6976904246306492860_oKreu i bashkisë së Pukës,z.Gjon Gjonaj ka kurorëzuar sot përpjekjen disa mujore për kalimin në shërbim 24 orësh të Qëndres Shëndetesore në njësin administrative Qelëz.
Me këtë rast kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në Qelëz, ku fillimisht zhvilloi një takim me drejtorin e Qëndres Shëndetesore, dr.Dodë Ndoka nga I cili kërkoj angazhimin total, jo vetëm në kalimin e Qendrës Shëndetesore me tre turne, por edhe në funksionimin e të gjithë Ambulancave të fshatrave.
Me tej kryetari Gjonaj I shoqëruar nga nënkryetari z.Mustaf Kopani dhe administratori , z.Gjergj Gega zhvilluan një takim me stafin infermjeror të Qëndrës Shëndetësore Qelëz, ku u kërkua angazhim maksimal në kryerjen e sherbimit me tre turne. 18595452_452787775057181_6335861322015785990_o
“Jam këtu sot për t’ju njoftuar se shërbimi 24 orësh në Qëndren Shëndetësore ku ju punoni tashmë është realitet. Tashmë na duhet përkushtim maksimal në punë për të përmirësuar shërbimin ndaj banorve të kësaj zone. Është e patolerueshme nëse ju nuk ofroni shërbimin ndaj pacientve, apo I sorollatni ata duke ju krijuar vështirësi në hallet dhe problemet e tyre shëndetësore. Unë shpresoj shum se përpjekjen time disa mujore do e merrni seriozisht dhe do të jeni të përkushtuar në kryerjen e misionit tuaj”, tha kreu I bashkisë z.Gjonaj gjatë bashkbisedimit të tij me stafin mjeksor të zonës së Qelzës.
Kryebashkiaku I Pukës tha se sot po realizonte premtimin e dhënë pas reformës në shërbimin spitalor, ku u shkurtuan 20 infermjere, por që sot është bërë I mundur që me hapjen e shërbimit 24 orë në Qëndrat Shëndetesore Qelëz e Luf Qerret të punësohen 23 infermjere.
Gjonaj nuk la pa ju bërë thirrje bluzave të bardha që të qëndronin larg politikes në vendet e tyre të punës, teksa mund tu bëhej dhe presion, siç ka ndodhur ditët e fundit, tha ai.
18620937_452787921723833_2815721453942133906_oKreu I bashkise se Pukës z.Gjon Gjonaj pas hapjes së shërbimit shëndetësor 24 orë në Qelëz, nesër ka paralajmeruar hapjen e këtij shërbimi edhe në Qendrën Shëndetësore të Luf Qerretit.
Krahas kësaj bashkia e Pukës ka ndërmarr një aksion për vënjen në funksion të të gjithë ndërtesave të shërbimit shëndetësor në fshatrat e njësive administrative, ku po bëhen rikonstruksione të pjesshme dhe të plotë të Ambulancave me qëllim që infermjeret e zonave rurale të qëndrojnë pran vendeve të tyre të punës.