Koordinatori për të drejtën e informimit

Emër, mbiemër: Armir Mehaj
E-mail: [email protected] / [email protected]
Adresa: Bashkia Pukë, Sheshi “Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)”
Orari: E hënë – e premte, 08:00 – 16:00

Kompetencat
  1. I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve;
  2. Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve;
  3.  Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
  4. Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
  5.  Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të ligjit 119/2014
  6.  Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të ligjit 119/2014, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Si mund të njiheni me informacionin publik
  1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji.
  2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.
  3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
  4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

a. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c. përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç. formatin në të cilin preferohet informacioni;
d. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.