18739018_453201068349185_527059918991287245_oKryebashkiaku i Pukës, z.Gjon Gjonaj i shoqëruar nga administratori, z.Ndue Filipaj prezantoj sot shërbimin shëndetësor 24 orë edhe në Qëndren Shëndetësore të njësisë administrative, Luf Qerret.
Gjatë takimit me drejtorin e Qëndrës Shëndetësore dr.Nush Mekeshdeda dhe stafin infermjerore, kryebashkiaku Gjonaj kërkoj angazhimin maksimal të stafit të mesëm mjeksor në shërbim të komunitetit, ndërsa rikthimin e shërbimit 24 orë, numri një i bashkisë së Pukës e ka cilësuar si një dhuratë të qeverisë. 18595565_453200795015879_206086312353881249_o
“Jam sot këtu për t’ju njohur me dhuraten e fundit që na ka bërë qeveria Rama, pikërisht transformimin e shërbimit shëndetësor me sisitem 24 orësh. Jam I bindur se në këtë formë, do të mund të ofrohet më shumë shërbim ndaj banorve të Luf Qerretiti, ndërsa vetë kta të fundit do të ndjehen më të sigurt për problemet e tyre shëndetësor. Unë jam sot ktu me ju për t’ju ftuar që të jeni në lartësin e detyrës tuaj dhe ti shërbeni sa më mirë këtij komuniteti që vuan prej vitesh për shërbimet më jetike” u shpreh kreu I bashkisë.
Gjatë bashkbisedimit me bluzat e bardha të Luf-Qerretit, kryetari Gjonaj ju premtoi këtyre të fundit dhe rikonstruksionin e Qëndrës Shendetësore të kësaj zone.
“Unë i di fort mirë kushtet e vështira dhe hapsirat e kufizuara ku ju punoni. Shpresoj që brenda këtij viti të marr zgjidhje rikonstruksioni I godinës së ish Qëndrës Shëndetësore, e cila sot është një objekt I braktisur si pasojë e mungesës së përkujdesjes dhe amortizimit ndër vite që e ka sjell në këtë gjendje.
Qëndra 18620722_453201248349167_6769581315936578265_oShëndetësore dhe Ujësjellësi i Lufit, dy objekte për të cilit janë investuar me qindra milion lekë dhe janë jasht funksionit, shpresoj shumë se do të marrin zgjidhje një here e mirë në këtë zonë”
Rikthimi i Shërbimit Shëndetësor me sistem 24 orë në Luf Qerret pas Gjegjanit dhe Qelzës, qon në tre numrin e Qëndrave Shëndetësore me shërbim të pandërprërë në bashkinë e Pukës. Përmes sistemit 24 orësh synohet një shërbim më i mirë dhe në kohë ndaj banorve në këto zona, ndërsa po investohet dhe për rikonstruksionin e Ambulancave në fshatra, teksa është shtuar dhe numri i përsonelit të mesëm mjeksor.