1Drejtoria e Tatim Taksave në bashkinë e Pukës zhvilloi  një takim me punonjësit e sektorit të taksave në njësit administrative, takim i cili u drejtua nga nënkryetari, z. Astrit Kuçi.
z. Kuçi në fjalen e tij teksa falenderoi për punen drejtorin e Drejtorise së Tatim Taksave në bashkinë e Pukës, z.Halit Dini, ka kërkuar angazhimin maksimal të punonjësve për kryerjen me korrektësi të detyrës që ju ka ngarkuar ligji.
“Ju lutem identifikoni bizneset e paliçensuara dhe bllokoni ata, pasi po ushtrojnë evazion fiskal dhe po ju bëjnë konkurencë të pandershmë bizneseve dhe subjekteve të ligjshme” tha ndër të tjera nënkryetari Kuçi, teks njoftoj një operacion të gjër ndaj debitorve.
Gjatë këtij takimi u vendos për aplikimin e sekuestrove financiare ndaj të gjithë atyre subjekteve të cilët ende nuk kanë likujduar taksat vendore për vitin 2016.
Drejtori I Drejtorisë së Tatim Taksave, z. Halit Dini ka ftuar vartësit e tij në njësit administrative të ngriheshin në lartësin e detyrës, pasi puna e tyre nuk është në nivelet e kërkuara. Dini ka paralajmëruar masa shtërnguese ndaj të gjithë atyre tatim-paguesve të cilët neglizhojnë detyrimin ligjor ndaj bashkisë së Pukës.
Bizneset të cilët nuk kanë likujduar taksat kanë vetëm 10 ditë kohë, pasi në të kundërt ata do të përballen me penalizimin që parashikon ligji duke ju vendosur 2sekuestro mbi pasurit hipotekore dhe llogarit financiare.
Deri tani mbi 70% e biznesit dhe subjekteve kane kryer likujdimin e taksave, ndaj nuk mund të tolerohet që dikush të paguaj taksat dhe dikush tjetër jo.
Bashkia Pukë falenderon të gjithë ata të cilët kanë kryer në kohë e me korrektësi likujdimin e taksave .