rrugeNë vijim të aksionit për pastrimin e rrugëve në të gjithë fshatrat e bashkisë Pukë, kemi bërë të mundur qarkullimin normal edhe në rrugen e fshatit Lajthizë, një pjesë e të cilës ishte bllokuar si pasojë e rreshqitjes së inerteve. Që në kohen e marrjes së mjetit Fadromë, bashkia e Pukës ka bër të mundur pastrimin e shumë rrugëve në fshatra, ndërsa puna do të rrugeevazhdoj në të gjithë zonat ku është e nevojshme ndërhyrja nga ana jonë. Shërbimet, ndryshe nga sa ndodhte më parë që bëheshin përmes tenderave, sot po bëhen nga mjetet dhe forcat e bashkisë, duke ofruar më shum shërbime, duke bër punë më me cilësi dhe duke kursyer taksat e banorëve në bashkinë e Pukës.