ZHVILLOHET PANAIRI I VJESHTËS NË PUKË

Në qytetin e Pukës u zhvillua Panairi i produkteve bujqësore, blegtorale, punimeve të dorës dhe gatimeve me produkte lokale. Organizimi i përvitshëm i Shoqatës “Agro Puka” i cili vjen për të dymbëdhjetin vit me radhë solli këtë vit fermer nga të gjithë zonat e bashkisë së Pukës dhe me gjërë.