Bashkia Puke në prag të investimit ne rrugën e Gjegjanit. Qeveria Shqiptare fond prej 924.502.776 lekë

Bashkia Puke eshte në prag të fillimit të investimit ne rrugën e Gjegjanit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kryer proceduren e tenderimit të këtij projekti për të cilin Qeveria Shqiptare ka dhëne një fond prej 924.502.776 lekë. Kompania fituese për realizimin e projektit: “ALB-Star” Puna fillon nga puna me 25 prill 2017. Kohzgjatja për realizimin e projektiti eshte 18 muaj. Nje tjeter premtim i mbajtur nga Bashkia ndaj banoreve te Pukes.

Shembet me shperthim te kontrolluar ish-Fabrika e Miellit Puke. Ja pamjet e rrezimit te objektit.

Bashkia Puke, fale mbështetjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka realizuar me sukses shembjen me shperthim te kontrolluar te ish-Fabrikes se Miellit. Objekti u evidentua si nje rrezik serioz për banorët e qytetit të Pukës.  Objekti i amortizuar deri në kufinjët e të pamundures për rikonstruksion ishte bëre rrezik për jeten njerzish, ndaj u arrit në këtë vendim që në kushtet dhe rrethanat e rastit në fjal ishte vendimi më i duhur.

Njoftim i rëndësishëm !

Të nderuar bashkëqytetar të bashkisë Pukë, nisur nga amortizimi I tejskajshem dhe rrezikshmeria që paraqet ndërtesa 10 katëshe e ish Fabrikës së Miellit, ju bëjmë me dije se Bashkia ka vendosur prishjen e saj, pasi ky objekt është në listen e objekteve pronë e bashkisë Pukë.

Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit dhe Rezervuarit të vogël prane Spitalit

Projekti për Rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe Rezervuarit të vogël pran Spitalit, do të ndikoj për rigjallerimin e zhvillimit ekonomik të qytetit . Projekt synon të ndërhyjë në urbanizim dhe rivitalizimin e shesheve dhe Liqenit, por edhe ne identifikimin dhe tjetërsimin e objekteve ekzistuese dhe përgatitjen e një produkti turistik, duke kombinuar bukuritë natyrore, monumentet e kulturës dhe vetitë kurative të klimës, për ta konsoliduar zonën si një atraksion turistik.