Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit dhe Rezervuarit të vogël prane Spitalit

Projekti për Rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe Rezervuarit të vogël pran Spitalit, do të ndikoj për rigjallerimin e zhvillimit ekonomik të qytetit . Projekt synon të ndërhyjë në urbanizim dhe rivitalizimin e shesheve dhe Liqenit, por edhe ne identifikimin dhe tjetërsimin e objekteve ekzistuese dhe përgatitjen e një produkti turistik, duke kombinuar bukuritë natyrore, monumentet e kulturës dhe vetitë kurative të klimës, për ta konsoliduar zonën si një atraksion turistik.