2Pallati i Kulturës në qytetin e Pukës do të mbaj emrin e “Artistit të Popullit”, Ndue Shyti. Zbulimi i pllakatit nga kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj dhe nënkryetari z. Astrit Kuçi u bë pikërisht  në Diten Kombëtare të Trashigimisë Kulturore.
Në fjalen e tij kryebashkiaku i Pukës, z. Gjon Gjonaj u shpreh i lumtur se pikërisht sot përjetësohet emrin e një prej themeluesve të Ansamblit Puka, artistit të shquar dhe virtuozit të papërsëritshëm, Ndue Shyti.
Më pas për Ndue Shytin dhe rrugen e gjatë e plotë suksese të Ansamblit Puka folen 3dhe instrumentistë, bashkohës e studiues te jetës dhe veprimtarisë së tij, por dhe mbar artit e kulturës pukjane.
Pjesë e kësaj veprimtarie ishte dhe interpretimi i  regjizorit Fran Vukaj kushtuar jetes dhe vepres së themeluesi të Ansamblit Puka, “Artistit të Popullit” Ndue Shyti.
Drejtori i Pallatit të Kulturës Alban Doçi falenderoi në fjalen e tij dhe emigrantët Gentjan Lala dhe Florian Marku të cilët mundësuan ndërtimin e pllakatit me emrin e Ndue Shytit, emer të cilin nga sot do ta mbaj Pallati i Kulturës në Pukë.
4Në kuadër të kësaj veprimtarie të pranishmit në këtë ceremoni zhvilluan dhe një vizitë në mjediset e muzeut etno-grafik pranë Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti” Pukë.
Nderimi i jetës dhe veprës së Ndue Shytit erdhi përmes një vendimi unanim nga këshilli bashkiak i Pukës, i cili vendosi që institucioni më i rëndësishëm kulturorë të mbaj emrin e artistit të madh, Ndue Shyti i cili e filloi dhe mbylli karrieren e tij muzikore në shërbim të këti institucioni.